Bota

Bota në këmbë për Turqinë, Zelensky dhe Putin ofrojnë ndihmë

E gjithë bota është ngritur në këmbë për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin dhe që deri në këto momente ka shkaktuar mbi 600 viktima.

Bashkimi Europian shprehu angazhimin për të ofruar ndihmë përmes përfaqësuesit të lartë Josep Borrell i cili shkruan se tashmë është aktivizuar mekanizmi për mbrojtjen civile, i cili do të dërgojë qindra ekipe kërkimi shpëtimi.

Lexo më shumë  Dy hijet mbi shekullin XXI: Inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Ndonëse tashmë prej një viti në luftë, presidentët Zelensky dhe Putin iu shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shprehën gatishmërinë për të dërguar të gjitha mjetet e nevojshme.

“Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira. Gati të ofrojmë asistencën e nevojshme për kalimin e kësaj fatkeqësie”, shkruan Zelensky.

Ndërkohë, që edhe lideri i Kremlinit premtoi ndihmë për Ankaranë zyrtare për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Lexo më shumë  Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në fushën e betejës në shtator

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *