Bota

Bota drejt normalitetit, shumica e vendeve heqin masat kufizuese të Covid

Shumica e vendeve të botës po i rikthehet normalitetit, pas heqjes së shumicës së kufizimeve. Pandemia ka shkaktuar më shumë 5.8 milionë viktima në të gjithë që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas një raporti të publikuar nga AFP të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të viktimave, të ndjekura nga Brazili, India dhe Rusia. Megjithatë, në raport me popullsinë, vendet më të prekura janë Peruja, Bullgaria, Bosnja, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut.

Danimarka u bë shteti i parë anëtar i BE-së që hoqi të gjitha kufizimet, duke u mbështetur në fushatën e lartë të vaksinimit. Masat minimale kufizuese janë ende në fuqi vetëm për vizitorët e pavaksinuar që mbërrijnë në Danimarkë nga vendet jashtë zonës Shengen.

Në SHBA, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se ka ardhur koha që vendi ti rikthehet normalitetit, pavarësisht rreziqeve që ekzistojnë ende nga COVID-19. Numri i rasteve të reja për shkak të Omicron ka shënuar rënie dhe shumë shtete të SHBA, si New Jersey, New York, California, Connecticut, Delaware dhe Oregon, tashmë po heqin përdorimin e detyrueshëm të maskës, në shkolla dhe në hapësirat publike.

Kanadaja ka njoftuar heqjen e kufizimeve dhe testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në vend në një kohë kur Quebec do të heqë gradualisht certifikatën e vaksinimit. Nga data 28 shkurt, pasagjerët e vaksinuar nuk do të kenë nevojë për PCR negativ për të hyrë në vend.

Australia: Jeta e natës në Sidnei dhe Melburn rifilloi të premten, me autoritetet që hoqën pothuajse të gjitha masat kufizuese në qytetet më të mëdha të vendit pas rënies së vazhdueshme të numrit të pacientëve me Covid-19. Uellsi i Ri Jugor dhe Victoria, janë prekur më shumë nga varianti Omicron dhe kanë rivendosur disa masa  kufizuese muajin e kaluar.


Izraeli hoqi të enjten “green pass” për hyrjen në disa vende publike, duke lehtësuar më tej kufizimet që kishte vendosur pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 kishte shënuar rënie.
Gjatë valës së mëparshme të Covid-19, Izraeli miratoi politikën “Ne duhet të mësojmë të jetojmë me  Covid”. Në këtë mënyrë ekonomia e vendit vazhdoi të funksiononte dhe shkollat ​​mbetën të hapura.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Megjithatë, janë konstatuar disa probleme  në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për shkak të numrit të madh të punonjësve, studentëve dhe mësuesve që kanë munguar për shkak të infektimit me koronavirus ose janë detyruar të karantinohen për shkak të kontaktit me një të infektuar.

Me rënien e numrit të rasteve për shkak të Omicron, Portugalia ka njoftuar se do të heqë kufizimet e mbetura, duke përfshirë certifikatën e vaksinimit. Qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë maska ​​në ambiente të mbyllura si transporti publik apo supermarketet. Gjithashtu qytetarët nuk do të kenë nevojë për test negativ për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha ose ngjarje sportive.

Holanda do të heqë shumicën e masave duke filluar që nga 25 shkurti, pas uljes së rasteve dhe shtrimeve në spital. Do të hapen baret, restorantet dhe klubet e natës ndërsa maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në shumicën e vendeve.

Megjithatë, vizitorët duhet të paraqesin certifikatën e  vaksinimit, prova se kanë kaluar Covid ose një test negativ.

Franca ka hequr përdorimin e detyrueshëm të maskave në hapësirat publike të mbyllura, të cilat kërkojnë një leje vaksinimi për të hyrë. Maskat do të mbeten të detyrueshme për transportin publik dhe për hapësirat e mbyllura.

Rregullorja e re, e cila hyn në fuqi më 28 shkurt, është në përputhje me rekomandimin e këshillit shëndetësor dhe pason uljen e shkallës së infektimit në vend.

Spanja ka hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në10 shkurt pas rënies së rasteve me Covid. Maskat do të jenë të detyrueshme në tubime të mëdha në natyrë, si koncerte, ambiente të mbyllura dhe në transportin publik.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Qeveria do të heqë kufizimet për aktivitetet sportive nga 4 marsi dhe stadiumet do  të pranojnë tifozë në 100% të kapacitetit të tyre, pra atë që ishte në fuqi përpara pandemisë. Italia ka hequr përdorimin e maskave në ambientet e jashtme që nga java e kaluar.  Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura do të jetë i vlefshëm deri më 31 mars.

Gjithashtu klubet dhe restorantet janë rihapur.

Austria  ka hequr shumicën e kufizimeve më 5 mars. Përdorimi i maskës tashmë do të jetë i detyrueshëm vetëm në vendet e punës, supermarkete, spitale dhe azile ndërsa restorantet do të hapen për të gjitha kategoritë.

Zvicra hoqi pothuajse të gjitha kufizimet pandemike të enjten. Qeveria njoftoi se do të mbetet në fuqi vetëm detyrimi për përdorimin e maskës në transportin publik dhe infrastrukturën shëndetësore, gjithashtu do të qëndrojë në fuqi karantina 5 ditore për ata që rezultojnë pozitivë me koronavirus.

Më shumë se 90% e popullsisë së Zvicrës janë mbrojtur kundër Covid.

Gjermania pritet të lehtësojë masat kufizuese duke filluar nga 20 marsi, e cila tashmë është përcaktuar si “Dita e Lirisë”. Në fazën e parë, nga data 4 mars do të lejohen sërish tubimet private pa kufizim në numrin e pjesëmarrësve.

Nga data 4 mars, do të hapen  restorantet. Nga data 20 mars do të hiqen të gjitha masat e mbetura, si dhe detyrimi i punës në distancë, por do të mbetet në fuqi përdorimi i detyrueshëm i maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit si dhe rregullat e distancimit social.

Belgjika hoqi orën policore, që do të thotë se restorantet dhe  baret nuk do të ketë më kufizime në orarin e tyre të punës. Përveç kësaj, klubet do të rihapen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *