BallinaBota

Bosnjë: Rreth 3,000 emigrantë enden nëpër pyje dhe në të ftohtë

Rreth 3,000 emigrantë enden jashtë të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, duke fjetur në pyje dhe në strehimore të improvizuara në temperatura nën zero. Denoncimi vjen nga Peter van der Auverart, kreu i misionit në vendin ballkanik të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), i cili e cilëson gjëndjen si rreziku i një ‘katastrofe humanitare’,

Në deklaratat për agjensinë e lajmeve në Ballkan N1, zyrtari i IOM tha se ata janë rreth njëmijë refugjatë, të zhvendosur nga kampi Lipa, afër Bihac, të shkatërruar nga një zjarr i madh i filluar ditët e fundit nga vetë migrantët pas lajmit të mbylljes të tendës në qytet. Atyre u bashkohen edhe dy mijë refugjatë të tjerë nga e ashtuquajtura rruga Ballkanike, të cilët kanë endur në zonë për ca kohë në përpjekjen e përhershme për të kaluar kufirin e afërt me Kroacinë dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre në vendet e Evropës Perëndimore. “Ne po përballemi me një katastrofë humanitare”, tha van der Auverart, sipas të cilit IOM ka mjetet për të ngritur një kamp të ri refugjatësh në rajon.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Ditët e fundit ishte vendosur të mbyllej kampi Lipa për ta rinovuar dhe përshtatur me kushtet e dimrit, për ta bërë atë një qendër të qëndrueshme pritjeje për migrantët. Sidoqoftë, emigrantët, në shenjë proteste i kishin vënë flakën pjesës më të madhe të çadrave në kamp. Transferimi i tyre i planifikuar në kampin tjetër në qytetin e Bihacit ende nuk është bërë për shkak të kundërshtimit të fortë nga popullata lokale, e cila ka protestuar për muaj me radhë për praninë e emigrantëve, duke i quajtur si një burim i pasigurisë dhe dhunës. Situata, sipas IOM, po bëhet shumë kritike dhe kërkohet një veprim urgjent për të parandaluar atë nga zhytja në një katastrofë të mirëfilltë humanitare.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Rruga Press

YouTube player