Bosnjë: Rreth 3,000 emigrantë enden nëpër pyje dhe në të ftohtë
Rreth 3,000 emigrantë enden jashtë të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, duke fjetur në pyje dhe në strehimore të improvizuara në temperatura nën zero. Denoncimi vjen nga Peter van der Auverart, kreu i misionit në vendin ballkanik të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), i cili e cilëson gjëndjen si rreziku i një ‘katastrofe humanitare’,
Në deklaratat për agjensinë e lajmeve në Ballkan N1, zyrtari i IOM tha se ata janë rreth njëmijë refugjatë, të zhvendosur nga kampi Lipa, afër Bihac, të shkatërruar nga një zjarr i madh i filluar ditët e fundit nga vetë migrantët pas lajmit të mbylljes të tendës në qytet. Atyre u bashkohen edhe dy mijë refugjatë të tjerë nga e ashtuquajtura rruga Ballkanike, të cilët kanë endur në zonë për ca kohë në përpjekjen e përhershme për të kaluar kufirin e afërt me Kroacinë dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre në vendet e Evropës Perëndimore. “Ne po përballemi me një katastrofë humanitare”, tha van der Auverart, sipas të cilit IOM ka mjetet për të ngritur një kamp të ri refugjatësh në rajon.
Ditët e fundit ishte vendosur të mbyllej kampi Lipa për ta rinovuar dhe përshtatur me kushtet e dimrit, për ta bërë atë një qendër të qëndrueshme pritjeje për migrantët. Sidoqoftë, emigrantët, në shenjë proteste i kishin vënë flakën pjesës më të madhe të çadrave në kamp. Transferimi i tyre i planifikuar në kampin tjetër në qytetin e Bihacit ende nuk është bërë për shkak të kundërshtimit të fortë nga popullata lokale, e cila ka protestuar për muaj me radhë për praninë e emigrantëve, duke i quajtur si një burim i pasigurisë dhe dhunës. Situata, sipas IOM, po bëhet shumë kritike dhe kërkohet një veprim urgjent për të parandaluar atë nga zhytja në një katastrofë të mirëfilltë humanitare.