Bota

Bosnja ndërpret sinjalin e televizioneve serbe gjatë varrimit të kriminelit Mlladiq

Televizionit publik të Republika Srpskas, RTRS dhe atij privat, Alternativa iu është ndërprerë transmetimi gjatë ceremonisë së varrimit të të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladiq.

Vendimin e ka marrë operatori kabllor, BH Telecom që ka thënë se ky transmetim e cenon interesin publik dhe ndjenjat e viktimave.

“Të nderuar përdorues, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Bosnjë e Hercegovinës, po ndërpresim shpërndarjen gjatë transmetimit të përmbajtjes lidhur me varrimin e Ratko Mlladiqit, i dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, pasi një përmbajtje e tillë mund të përbëjë drejtpërdrejt ose tërthorazi glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të cenojë interesin publik dhe ndjenjat e viktimave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në mesazhin e BH Telecom.

Lexo më shumë  Franca e shqetësuar nga fitorja e së djathtës ekstreme në Gjermani

Rruga Press

YouTube player