Bota

Bosi i Wagner u jep lirinë kriminelëve rusë: S’na duhet më talenti tuaj për të vrarë armikun

Themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, u dha certifikatat e lirisë disa prej kriminelëve më të rrezikshëm të vendit të tij, pasi shërbyen në luftën në Ukrainë.

Në një video të publikuar nga Reuters, që thuhet se është xhiruar në Republikën e Karelias në veri perëndim të Rusisë, Prigozhin falënderon ish-të burgosurit për “talentin” e tyre për të vrarë.

“Keni marrë këtë dokument (certifikatë shërbimi dhe benefitet). Më herët iu kam thënë se kemi nevojë për talentin tuaj si kriminelë, për të vrarë armikun në luftë. Tani nuk kemi më nevojë për talentit tuaj si kriminelë. Mbani mend mirë se nuk keni nevojë të riktheheni në burg. Nuk keni nevojë të burgoseni sërish për t’u rikthyer në luftë”, thotë Prigozhin.

Lexo më shumë  Kremlini thërret ambasadoren amerikane pas një sulmi vdekjeprurës ukrainas në Krime

Ai këshilloi kriminelët që tashmë që fituan lirinë, të ndryshojnë jetë. Edhe pse, lufta, aty është. “Do t’i presim të gjithë ata që duan të kthehen. Ata që duan të martohen, të pagëzohen apo të shkojnë në shkollë, kanë gjithë bekimin tim”.

Aleati i presidentit rus, i cili mban nofkën “Kuzhinieri i Putinit” pasi ka qenë pronari i një kompanie që siguronte ushqimin në Kremlin, flitet se ka marrëdhënie të këqija me drejtuesit madhorë të ushtrisë ruse, për shkak të rrjedhës që ka marrë lufta.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm: Paqja në Ukrainë do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës

Tensionet u rritën ndjeshëm të premten kur qeveria ruse deklaroi se kishte kapur qytetin ukrainas, Soledar, por nuk përmendi fare përfshirjen e Wagner në këtë betejë, edhe pse Prigozhin kishte publikuar një foto të vetes dhe ushtarëve të tij në kriporen e qytetit. Prigozhin dënoi përpjekjet e ushtrisë për të zbehur rolin Wagner, ndërsa më pas ministria botoi një tjetër deklaratë ku vlerësonte “veprimet e guximshme dhe vetëmohuese” të luftëtarëve të Wagner.

Grupimi paraushtarak thuhet se vepron në Afrikë dhe Siri në mënyrë aktive, ndërsa ka hapur qendër edhe në Serbi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *