Bota

Borxhi 1 miliard euro i Beogradit ndaj Pekinit, avokati serb Stojkoviq: Vuçiq dhe Brnabiq po i falin minierat, Partia Komuniste e Kinës do të ketë ndikim në Evropë

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq ka reguar lidhur me borxhin 1 miliard euro që Serbia ia ka Kinës.

Stojkoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq po ia falin minierat serbe Kinës.

Ai shton se me këtë veprim të Sebisë do të shtrihet ndikimi i Partisë Komuniste të Kinës në Evropë.

“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq menjëherë duhet të shpjegojnë nëse është i vërtetë pretendimi për të cilin flitet gjithnjë e më shumë: se Vuçiqi, në vend që t’i kthejë borxhin Republikës Popullore të Kinës prej mbi një miliard eurosh, po planifikon t’u japë atyre pronësinë e minierave dhe kështu të vendosë ndikimin e Partisë Komuniste të Kinës në Evropë përgjithmonë”, shkruan Stojkoviqi.

“Dhe në këtë mënyrë të sigurojë financim për partinë e tij edhe kur ai është në opozitë?”, përfundon ai.

Lexo më shumë  UEFA konfirmon se “kërcënimi” i Serbisë për tërheqje nga Euro 2024 nuk ishte real

Përveç marrëdhënies ekonomike, Serbia kishte blerë sistemin kundërajror kinez. Më 10 prill 2022, shteti serb me anë të një operacioni sekret kishte pranuar këtë sistem, derisa mediet ndërkombëtare paralajmëruan se gjithçka po ndodhte mes shqetësimeve të vendeve perëndimore se një gjë veprim gjatë agresionit ushtarak rus në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë të Ballkanit.

Lexo më shumë  Skena të turpshme nga tifozët serbë në Euro 2024

Dorëzimi i këtij armatimi, për të cilin Serbia e kishte blerë nga Kina në vitin 2019.

Po ashtu, përveç Kinës edhe Rusia është duke pasur prezencë të madhe të aktivitetit ekonomik në Serbi.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i bizneseve në Serbi të themeluara nga qytetarët rusë është rritur ndjeshëm. Kjo ka ardhur pasi që Beogradi është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione ekonomike regjimit të Kremlinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *