Opinion/Aktualitet

Borrelli dhe Lajčáku duhen me u thanë shteteve të tyne me e njohë pavarësinë e Kosovës sa ma shpejt e mos çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë

Nga Agim Morina

Deklarata e neofashistit të Spanjës, Borrellit, pas takimeve të Kurtit e të Vučićit, tash asht tejet përgjithësuese, gati poetike:

“Për fat të keq, sot nuk arritëm të merremi vesh. (…) Bashkësia ndërkombëtare nuk don me pa tensionime të reja.”

Nëse Kosova do të kishte, qoftë edhe një fije përgjegjësie, ky neofashist kish me thanë se “Kosova asht jokonstruktive në negociata”. Mirëpo, tash që Serbia asht fajtore për këtë dështim, ky përgjithëson dhe përpiqet me e avullu fajin.

Vučići kur ka ardhë në Bruksel, ka ardhë me mandatin me folë në emën të serbëve të Kosovës. Tue qenë se ka mbetë pa asnjë mundësi manovrimi, arsyetimi se i duhet me u taku me serbët e Kosovës, – që e kanë dërgu tashma për këtë në Bruksel, – asht krejtësisht i papranueshëm. Në të vërtetë, Vučićit i duhet me ble kohë, prandej ka dalë me idenë që takimet me u mbajtë çdo muej. Sidoqoftë, sa asht Kurti në timonin e Kosovës, Vučićit s’kanë me i dalë boll as shekujt.

Borrelli dhe Lajčáku asht dashë me e thanë qartazi se kush asht fajtor për dështimin e këtij takimi, ashtu qysh e akuzonin palën e Kosovës, me lehtësi të padurueshme, se ishte “jokonstruktive”. Por, tue qenë se janë po aq fashistë me bindje sa edhe Vučići, ata tash e heshtin këtë fakt.

Lexo më shumë  Qeveria e re serbe me dy zv.kryeministra rusë

Për “mos me pasë tensione” asht e lehtë: Borrelli dhe Lajčáku duhen me u thanë shteteve të tyne me e njohë pavarësinë e Kosovës sa ma shpejt e mos çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë. Ndërsa Borelli, kish ba po aq mirë me njohë edhe pavarësinë e Katalonisë. Kështu shuhen tensionet dhe “bashkësia ndërkombëtare” poetike e Borellit mundet me i hapë sytë e mos me pa ma “tensionime”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *