Bota

Borrelli: Bllokada ruse e eksporteve të grurit është një krim i vërtetë lufte

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell i BE-së, tha se bllokada e Rusisë për eksportin e miliona tonëve drithë ukrainase është një krim lufte.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokoi portet… Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë,” tha ai gjatë mbërritjes në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Lexo më shumë  Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sipas The Guardian, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, sot kanë zhvilluar një takim në Luksemburg për të diaskutuar mënyrat për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës së portit rus të Detit të Zi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *