Borrell: Sulmet në afërsi të termocentraleve bërthamore të ndalen menjëherë. Rrezikohet gjithë Evropa
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e tij për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas një sulmi nga forcat ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja “katastrofike”.
“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ato duhet të ndalojnë menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
“Bombardimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin Zaporizhzhia mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, ka shtuar ai.
Të premten, Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës ka thënë se forcat ruse kishin “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.
Sipas një deklarate të ndarë nga Energoatom – operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës – përmes Telegramit, stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, “duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore”.
Rruga Press