Lajme

Borrell: Përpjekjet për ta vënë në dyshim atë që është arritur në Ohër, të kota

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë e arritur në Ohër, është temë e diskutimeve edhe në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian që takohen sot dhe nesër në Bruksel.

Në këtë takim pritet të raportojë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Borrell me ardhjen në takim ka thënë se janë të kota përpjekjet për ta vënë në dyshim atë që është arritur në Ohër.

Ai ka bërë ftesë për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në implementim, e jo të zgjedhin se çfarë do të zbatojnë e çfarë jo.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Borrell ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të monitorojë për së afërmi se kush është duke i zbatuar obligimet, e kush jo.

Porosia për të zbatuar obligimet dhe mirëpritja e arritjes së marrëveshjes në Ohër do të përfshihet edhe në konkluzat që priten të miratohen në fund të tërë këtij takimi.

Burimet në Bashkimin Evropian pohojnë se duhet pasur kujdes dhe që BE-ja duhet të ketë fokus më të madh në mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve nga ana e palëve, pasi që menjëherë pas takimit ka pasur interpretime të ndryshme dhe tentime për të evituar përmbushjen e disa obligimeve.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Kujtojmë që Kryeministri Kurti ishte i gatshëm që të firmoste marrëveshjen, por Vuçiqi refuzoi. Pra kërkesa e Borrellit, më shumë se e paanshme, duhet të jetë e drejtuar tek Serbia e cila me anë të Vuçiqit e Daçiqit haptazi e ka refuzuar implementimin, si me deklarata, edhe me firmë e vulë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *