Borrell në pritje të Kurtit për takim në Bruksel
Kryeministri Albin Kurti ende nuk ka thënë “po” për të marrë pjesë në takimin në Bruksel, të caktuar nga Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
Në këtë takim, të cilësuar si urgjent për menaxhim krize, Borrell ka thënë se është ftuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklarimin se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë ose jo në këtë takim, Kurti e tha në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës”, tha kryeministri Kurti.
“Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë”.
Sipas kryeministrit Kurti, kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë ai marr ftesë për takim në Brukesl.
“Kurse, kur kërkova unë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”, tha Kurti.
“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, tha kryeministri.
Rruga Press