Borrell: Mbështesim financiarisht Ballkanin Perëndimor
Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell theksoi se sot është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëdnimor, pasi është samiti i parë me BE në rajon.
Borrell ka theksuar se Bashkimi Europian është tepër i përkushtuar ndaj rajonit, për ta mbështetur financiarisht për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë, për çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore.
Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell u ndal edhe tek sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani duke thënë se ekspertët e BE janë këtu në Shqipëri dhe do të bëjnë të pamundurën për mbrojtje.
Borrell u ndal edhe tek dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, duke u kërkuar që të angazhohen seriozisht për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca. Ditën e djeshme sipas Borrel është dërguar teksti dhe përmbajtja e këtij propozimi dhe dy vendet kanë një mundësi të madhe për të shfrytëzuar.
Rruga Press