Bota

Borrell bën thirrje për hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol

Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol, në Azovstal dhe zona të tjera të Ukrainës, sipas CNN.

“Duhet të sigurohet qasja e lirë dhe e sigurt për evakuimin e civilëve në përputhje me parimet bazë të të drejtave të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare,” tha ai.

Borrell përgëzoi “përpjekjet e Ukrainës për të gjetur një zgjidhje diplomatike për evakuimin e civilëve”, por tha se BE-së i vjen keq “që Rusia nuk po reagon”.

Lexo më shumë  Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit

Në deklaratë, Borrell theksoi gjithashtu urgjencën e situatës, duke thënë:

“Për javë të tëra, bota ka parë sulme të vazhdueshme në Mariupol që kanë shkatërruar qytetin, duke përfshirë mizoritë kundër civilëve, nën një pretekst të shtrembëruar të ‘çlirimit’ të qytetit.”

“Mijëra banorë të saj janë deportuar në Rusi ose janë zhvendosur me forcë në zonat e Ukrainës që nuk kontrollohen nga qeveria”, tha ai.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Borrell  tha gjithashtu se mbi 100,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, duke përfshirë deri në 1,000 të cilët janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe mbrohen nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *