Bota

Borë e dendur në Turqi, tre të vdekur nga aksidentet rrugore

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një kaos të vërtetë të trafikut në Turqi, ku të paktën 3 vetë kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

18 vetë u lënduan kur një shofer autobusi në provincën veriore të Tokatit humbi kontrollin e mjetit, i cili më pas përfundoi në një kanal dhe u përmbys. Autoritetet turke kanë vendosur sakaq të mbyllin dhe kalimin përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll për shkak të dukshmërisë së dobët. Moti i keq ka prekur edhe jetën publike në Turqinë juglindore. Në provincat Bingöl, Sirnak dhe Elazig, në shumë fshatra është ndërprerë qarkullimi.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Shërbimi Meteorologjik turk thotë se bora mund të vazhdojë të bjerë në Stamboll dhe disa rajone pranë Detit të Zi. Moti i keq duket se do të vazhdojë të paktën deri mbrëmjen e sotme në një pjesë të Anadollit dhe Turqisë juglindore. Disa ditë më parë, ekspertët vendas kishin paralajmëruar se për 6 ditë me radhë, pjesa më e madhe e 81 provincave të Turqisë do të goditeshin nga një front i ftohtë dhe kushte të ashpra atmosferike, ndërsa veç reshjeve te bores, nuk do te mungonin as ato të shiut.

Lexo më shumë  BILD: Arrestohen në Serbi dy agjentë të shërbimit të intiligjencës ruse, për planifikimin e një sulmi me bombë ndaj një objekti në Gjermani

Rruga Press

YouTube player