Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.
Nafta dhe benzina kanë pësuar rritje.
Nafta do të shitet në të gjitha pikat e karburanteve me 229 lekë/litri, duke u rritur me 10 lekë.
Sipas vendimit më të fundit benzina shitet me 203 lekë/litri, ndërsa gazi me pakicë 78 lekë.
Bordi i Transparencës bën me dije se ndryshimet e sotme vijnë si rezultat i lëvizjes në bursë. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të bordi.
Rruga Press