Lajme

Bordi “lodhet” sërish, qindarkat e naftës ia ngarkon benzinës. Sa do të shiten nga sot pasdite karburantet

Bordi i Transparencës e ka vënë sërish sot “dorën ne zemër” duke i hequr edhe një 6 lekësh çmimit të një litri naftë. Kështu, duke nisur nga sot, një litër naftë do të shitet me 249 lekë, kurse një litër benzinë me 242 lekë.

Ashtu si dje, Bordi ka vendosur që 6 lekëshin e zbritur nga nafta, t’ia ngarkojë benzinës. Kjo e fundit do të shitet nga sot 6 lekë më shtrenjtë se dje kur ishte 236 lekë/ litri.

Lexo më shumë  KFOR trajnohet në Prishtinë për kontrollin e trazirave

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njejtë.

Gjithçka ndodh në një kohë kur çmimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka pësuar ulje të forta gjatë ditëve të fundit, megjithatë në Shqipëri reflektohet pak ose aspak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *