Lajme

Bordi i transparancës përpiqet të bëjë…transparencë

I vënë në qendër të kritikave për çmimet e larta të karburanteve në vendin tonë, që me shifrën rekord prej 265 lek për litre nafte ja tejkaluam edhe Zvicrës, Bordi i Transparencës vendosi që të bëjë…transparencë.

Bordi doli me një deklaratë të koklavitur e të mbushur me gjuhë teknike e ekspertësh, që me siguri edhe vetë mezi e kupton, e jo më ta kuptojnë qytetarët.

Çfarë thotë, si fillim Bordi thotë se ku e bazon vendimmarrjen në tregjet ndërkombëtare dhe këtu përmend agjencinë e gjuhën teknike të ndarjes së karburanteve, pa sjellë shifra më të thjeshta se sa ishte në bursën që i referohet çmimi i karburantit, ndërkohë që në bursa nafta Brent, që merret si pikë referimi rezulton 106 dollarë, ose rreth 15 dollarë më pak se çmimi që ishte kur Bordi vendosi që nafta në Shqipëri duhej shitur me 265 lek për litër.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin ministror të BE-së për 20-vjetorin e zgjerimit

Njoftimi kalon te komponenti i dytë i përllogaritjes, që flet për vlerë “premoi” sipas faturës së importimit të deklaruar në dogana nga kompanitë. Edhe këtu nuk sqarohet më shumë se çfarë është vlera “premoi”, apo se si është luhatur ajo në në ditët e fundit.

Komponenti i tretë i përllogaritjes në vendosjen e çmimit, Bordi thotë se është totali i vlerës së përfituar nga dy komponentët e mësipërm, që konvertohet në lek sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë. Si rregull, ky komponent duhej të lehtësonte çmimin e naftës, duke qenë se euro ka pësuar rënie në tregun vendas.

Komponenti i katërt është marzhi i fitimit prej 3 lekësh për litër që bordi ja shton shumës së përfituar deri në këtë hap. Është e paqartë se si është bërë përllogaritja, por përllogaritja e fundit ka rezultuar, sipas bordit, që edhe pse nafta është ulur me të paktën 10 për qind në bursa në krahasim me dy javët më parë, çmimi në Shqipëri duhet të jetë 258 lek për litër, ose të ulet më se 3 për qind.

Lexo më shumë  "Ra Lali prej fiku, ra si top llastiku!"/ Veliaj në SPAK, rrjeti shfrenon fantazinë

Llogaria e bordit vazhdon edhe më tej, kur thotë se shton në çmim edhe akcizën e të gjitha taksat e tjera dhe një marzh fitimi deri në 12 lek për litër për shitjen me pakicë. Kjo është pjesa më e kuptueshme për qytetarët nga i gjithë njoftimi i transparent i bordit të transparencës./Vox News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *