Sport

Bordeaux pezullon lojtarin që vidhte këpucët e shokëve të ekipit dhe i shiste në internet

Situata në ekipin nga Ligue 1, Bordeaux nuk është aspak e mirë. “RCM Sport” ka njoftuar se një lojtar i ekipit të parë është kapur duke vjedhur këpucët e shokëve në zhveshtore.

Klubi e ka suspenduar dhe gjobitur lojtarin e ri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Në fakt, ai është pezulluar vetëm për një ndeshje dhe rasti tashmë është mbyllur brenda klubit. Futbollisti u zbulua nga ish e dashura e tij, e cila njoftoi klubin. Bëhet e ditur se lojtari i ri, vidhte këpucët në zhveshtore dhe pastaj i shiste në internet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *