Bota

Bombardohet shkolla në Kharkiv, luftë për të shuar zjarrin

Një raketë ruse ka bombarduar një shkollë rreth orës 03:30 të natës në Merefa, qytet në rajonin e Kharkiv, Ukrainës.

Sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës godina e shkollë është shkatërruar plotësisht.

Shërbimet zjarrfikëse janë ende duke shuar zjarrin, shkruan BBC.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima.

Në ditën e 22 të luftës, burime nga disa anë konfirmojnë se Vladimir Putin ka ngecur me planin e tij të pushtimit. Japonia publikoi pamje të disa anijeve ushtarake ruse që mendohet se po dërgojnë trupa në Ukrainë, nga ana tjetër Inteligjenca Britanike tha se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *