Bombardimet ruse/ 15,000 njerëz strehohen në metronë e Kievit
15,000 njerëz aktualisht janë strehuar nga bombat ruse në metronë e Kievit. Infrastruktura mund të mbajë deri në 100,000 njerëz.
Burimi: Shefi i shërbimit të Metrosë së Kievit Victor Brahinskyy, përmes zëdhënëses së Metro.
Citimi: “Metroja funksionon si mjet transporti dhe si strehë që nga dita e parë e luftës. Stacionet kanë ujë, banjo, ushqim dhe ku është e mundur ilaçe.
Shumë njerëz nuk kanë më ku të kthehen. Disa metra dysheme dhe një batanije janë bërë shtëpia e tyre e vetme. Po flasim për mijëra e mijëra njerëz. Ky nuk është një ekzagjerim… Aktualisht, deri në 15,000 kievanë janë strehuar tek ne. Infrastruktura jonë mund të marrë deri në 100,000 njerëz.
Stafi ynë është i rraskapitur, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e civilëve të pafajshëm”.
Shërbimi i Metrosë së Kievit lajmëronse gjatë ditës trenat qarkullojnë. Gjatë kohës së shtetrrethimit, stacionet e metrosë janë të hapura vetëm si strehimore.
Kreu i Metrosë së Kievit u bëri thirrje njerëzve të marrin me vete rroba dhe ushqime të ngrohta dhe të mbështesin ata që i rrethojnë, veçanërisht gratë me fëmijë dhe të moshuarit.
Rruga Press