Bota

Bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi ilustrohen me fotografi të rreme nga misionit rus i OSBE-së

Deklarata

Misioni i Rusisë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e pasqyron si pamje të sulmit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në ish-Jugosllavi

Vlerësimi

Fotografia nuk është gjatë bombardimeve të NATO-së në ish-Jugosllavi. Ajo është realizuar në Bagdad të Irakut, më 21 mars të vitit 2003 dhe tregon imazhet e zjarrit në dhe rreth Këshillit të Ministrave të Sadam Huseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën e “Operacionit Liria e Irakut”.

Artikulli

Një fotografi të vitit 2003 në Irak, misioni i Rusisë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e ka pasqyruar si pamje të sulmit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në ish-Jugosllavi më 1999, për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Fotografia është shpërndarë nga ky mision në Twitter, në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes së NATO-s, më 24 mars të 1999-ës.

“Më 24 mars 1999 filloi një agresion i armatosur i paligjshëm dhe i paprovokuar nga blloku i NATO-s i udhëhequr nga SHBA kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë”, thuhet në publikim.

Ndërkaq, fotografia i përket kompanisë britanike-amerikane të mediave vizuale “Getty Images”.

Ajo është realizuar në Bagdad të Irakut, më 21 mars të vitit 2003 dhe tregon imazhet e zjarrit në dhe rreth Këshillit të Ministrave të Sadam Huseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën e “Operacionit Liria e Irakut”.

Më 24 mars të këtij viti, u bënë 23 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Sulmet e NATO-s pasuan çlirimin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *