Sport

Bomba e merkatos vjen nga britanikët, Tottenhami intersohet për mbrojtësin e Kombëtares

Sirena nga kampionati anglez i futbollit për mbrojtësin e kombëtares Ardian Ismajlin.

Është klubi i Tottenham që ka pikasur mbrojtësin kuqezi dhe tashmë britanikët janë në tratativa me Empolin për një kalim të mundshëm të 27-vjeçarit në Londër.

Ardian Ismajli është një lojtar që dita-ditës e ka ngritur nivelin e lojës së tij, duke u kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen e ekipit të Empolit.

Gjithashtu edhe te kombëtarja shqiptare e futbollit, Ismajli ka qenë pjesë e rëndësishme e kualifikimit historik në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

Por qendërmbrojtësi ka marrë vlerësimin e duhur edhe nga specialistët e uebsajtit të specializuar për statistika “Sofascore”.

Mbrojtësi shqiptar, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024.

Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool-it, Virgil Van Dijk.

Duke parë të gjithë këta tregues në lojë për shërbimet e Ismaijlit është futur edhe klubi anglez i Tottenham, i cili kërkon përforcime ne repartin difensiv.

Lexo më shumë  Egnatia dhe Dinamo shkojnë më tej në Evropë

Anglezët aktualisht janë në kontakte me bordin drejtues të Empolit, dhe po disklutojnë për çmimin e kartonit, i cili ende nuk ka një shumë të caktuar.

Futbollisti është nën kontratë më ekipin e Serie A deri në verën e vitit 2025, dhe natyrisht italianët do të shohin të gjitha alternativat për të arkëtuar sa më shumë euro për klubin e tyre.

YouTube player