Lajme

Bojkoti ndaj ftesave të BE-së, është “ftesë” ndaj influencave ruse në Ballkan

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, e cilëson bojkotin ndaj ftesave të BE-së si një “ftesë” ndaj influencave ruse në Ballkan.

Sipas tij, diskutimi Rama, Kovaçevski dhe Vuçiq për të bojkotuar samtin e BE-së në 24-25 qershor është një skandal i paprecedentë.

Bojkoti ndaj ftesave te BE, eshte “ftese” ndaj influencave ruse ne Ballkan. Eshte ne nivelin e nje skandali te paprecedente diskutimi midis Rames, Kovaçevskit dhe Vuçiqit dhe plani apo ideja per te boikotuar samitin e ftesen e BE-se ne 24-25 qershor per lideret e Ballkanit Perendimor. Per Vuçiqin qe nxit nje Ballkan per ballkanasit, nje Ballkan nen influencen ruse kjo nuk ka asnje cudi. Ndersa per Ramen dhe Kovaçevskin e Maqedonise ky refuzim eshte nje devijim skandaloz nga procesi integrimit i vendeve tona.

Me kete fryme Ballkani i Hapur ,ne formatin e te cilit eshte bere diskutimi dhe pritet vendimi mbulohet me hijet e nje skepticizmi te aresyeshem. Nese kjo fryme konsolidohet ,Ballkani Hapur kthehet ne nje forum qe rivalizon ne rastin me te mire dhe saboton ne rastin me te keq orientimin pro BE te Ballkanit Perendimor. Nese Rama vendos nje akt boikoti te tille do te ishte akti me i rende ne politiken tone te jashtme pas permbysjes se komunizmit. Integrimi i Shqipërise ne BE është e duhet te mbetet prioritet kombëtar, – u shpreh Çollaku.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *