Bota

Bojkoti i naftës ruse nga Perëndimi, Evropa pritet të jetë e pavarur nga lëndët djegëse deri në vitin 2030

Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030, duke filluar me gazin.

Njoftimi vjen pasi Rusia kërcënoi se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.

Ky plan, veprim i përbashkët evropian përshkruan gjithashtu një sërë masash në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për disa muaj, por tani pasiguria në furnizim, në zhvillimin e pushtimit rus të Ukrainës po e përkeqëson çështjen. REPowerEU do të kërkojë të diversifikojë furnizimet me gaz, të përshpejtojë nxjerrjen e gazit të rinovueshëm dhe të zëvendësojë gazin në ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *