BallinaLajme

Boiken Abazi: Rama avokat mbrojtës i Greqisë, PS po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës

Në një intervistë për ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta, drejtuesi I Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, duke komentuar debatin për shtrirjen me 12 milje të Greqisë në ujërat shqiptare, tha se Rama po fsheh negociatatat me Greqinë.

‘Nuk kemi dëgjuar asnjëherë përfaqësuesit e shtetit shqiptar të tregojnë të drejtat e Shqipërisë, i kemi parë vetëm në rolin e avokatit të Greqisë.

Aneksi 5 i Konventës mbi të Drejtën e Detit i jep mundësinë Shqipërisë, që të çojë çështjen në Gjykatë Ndërkombëtare, do apo jo Greqia.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 ka qenë një vendim i drejtë, ka mbrojtur interesat e Shqipërisë.

Duket sikur po përsëritet historia, PS-ja po shkel të njëjtat nene të Kushtetutës, sot ne nuk kemi asnjë informacion.

Rama nuk ka shpjeguar ende se çfarë ka ndodhur në negociatat me Greqinë, po flet vetëm të drejtat e palës greke.

Çuarja e çështjes së detit në Hagë është problematike, sepse nuk dimë ende të gjitha pretendimet e dokumentet e Greqisë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative

Pala greke e ka bërë të qartë që në Hagë do të shtohen vetëm çështjet e zonave ekonomike, jo çështjet e territorit.

Greqia po synon afrimin te kanali i Otrantos, një pozicion gjeostrategjik shumë i rëndësishëm’/syri.net/

Rruga Press

YouTube player