Lajme

Bogujevci në Strasburg: Dhūna sēksuale ka qenë armë e luftës në Ballkan

Në seancën parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg, po merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Në një pjesë të seancës, që iu kushtua tensioneve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për luftimin e dhunës seksuale gjatë konflikteve, Bogujevci tha se ajo vjen nga një vend ku gjatë luftës se fundit, gratë dhe burrat kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

“Meqenësë vi nga një vend ku grate dhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çka po ndodhë në Ukrainë, shpresoj që ky raport do të shtyjë, jo vetëm shtetet anëtare të prioretizojnë çështjen, por dhe të vendosin mbështetjen e tyre aty,ku është nevoja, për të adresuar dhunën seksuale që po ndodhë në Ukrainë nga ushtria ruse”, deklaroi Bogujevci në Strasbourg.

Lexo më shumë  Presidentja sllovene: Mbështesim Kosovën drejt anëtarësimit në KiE

Ajo theksoi se fenomeni i dhunës seksuale nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte, duke rikujtuar përjetimet e Kosovës në vitet e 90-ta.

“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet e 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim. Ne duhet të sigurohemi që ata që planifikojnë të implementojnë këto strategji, të dënohen e që fatkeqësisht shumë shpesh nuk ndodh. Prandaj, duhet të jemi të fortë dhe të vendosur që ata që bëjnë këso krimesh të tmerrshme, të vendosen para tribunaleve, para gjykatave dhe të marrin akuzat që i meritojnë në lidhje me këto krime”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Qeveria ndan 16 mijë euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Luginës

Nënkryetarja Bogujevci u shpreh se tash ekzistojnë instrumente për të mbështetur viktimat dhe është me rëndësi që të mbijetuarit të dëgjohen.

“Ne i kemi instrumentet në këto organizata që të mbështesim viktimat dhe duhet ta bëjmë pa hezituar. Dua të theksoj një aspekt tjetër të raportit për të cilin mendoj që është shumë me rëndësi, që të mbijetuarit të dëgjohen. Ne kemi shumë ide se çfarë duhet të vendoset në vend por, kur dëgjon të mbijetuarit dhe cilat janë nevojat e tyre, janë vendimtarë hapat të cilët ndërmerren në lidhje me ato nevoja”, përfundoi fjalimin Bogujevci.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *