KryesoreLajme

Bogujevci: Kemi përkrahje për anëtarësim KiE

Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu, të njëjtën ditë, në edhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut është diskutuar ky raport.

Kryesuesuesja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha mes tjerash se diskutimi i Serbisë në një nga këto komisione, ka qenë i ashpër, me shumë të pavërteta dhe akuza. Por Bogujevci theksoi se pjesëmarrja e Kosovës është e rregullt dhe ka siguri që te jepen argumente dhe të vihen në pah të pavërtetat të cilat i thotë Serbia.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Ajo në “Info Plus” në RTK, tha se ishte një debat jo i lehtë, por se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian ka përkrahje dhe qasje pozitive.

Bogujevci shtoi se është optimiste dhe se këtë debat e sheh si një proces pozitiv.

Nesër do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku rreth orës 16:00 pritet të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu në këtë sesion do të diskutohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

E sa i përket këtij diskutimi Bogujevci tha se dy të tretat e votave ekzistojnë por se synimi është që të ketë një shumicë.

Në Strasburg të Francës po qëndrojnë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, për të zhvilluar takime dhe për të koordinuar veprimet e fundit me partnerët dhe aleatët, të cilët po e mbështesin Republikën e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player