Bllokohet krejtësisht rruga në aksin Elbasan-Librazhd
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të rrëshqasin nga malet gurë, inerte dhe masa shkëmbore duke e bllokuar rrugën në të dy anët në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’.
Në këtë aks ndodhen shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e situatës.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Policia u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të shmangen aksidentet.
Kthesat e Murrashit konsiderohen si ‘aksi i vdekjes’ në segmentin Elbasan-Librazhd. Aty kanë ndodhur dhjetëra aksidente me pasoja tragjike për qytetarët. Rasti më i fundit ishte mjeti që ra në Shkumbin ku humbën jetën tre qytetarë.
Rruga Press