Bota

Blinken: SHBA është kundër ripushtimit të Gazës pas konfliktit

Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër ripushtimit të territorit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, përshkroi qëndrimin e Uashingtonit se cilat kushte nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

“Nuk duhet të përdoret Gaza si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme”, tha ai.

“Nuk ka ri-pushtim të Gazës pas përfundimit të konfliktit, asnjë përpjekje për të bllokuar apo rrethuar Gazën, asnjë reduktim të territorit të Gazës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Megjithatë, ai nuk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, siç kanë bërë shumë të tjerë, duke theksuar se ata që bëjnë thirrje për armëpushim tani kanë për detyrë të shpjegojnë se si të merren me fatin e pengjeve, dhe qëllimin e deklaruar të Hamasit për të përsëritur sulmin e 7 tetorit.

Masakra e Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor shkaktoi bombardime izraelite në territorin palestinez, dhe një ofensivë të vazhdueshme tokësore.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Izraeli ka thënë vazhdimisht se statusi i Gazës, i cili qeveriset nga Hamasi që nga viti 2007, nuk do të kthehet në gjendjen në të cilën ishte para sulmeve terroriste të 7 tetorit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në territorin palestinez “për një kohë të pacaktuar”.

Blinken tha se SHBA kishte rënë dakord se nuk kishte kthim prapa në kohën para sulmit të Hamasit.

YouTube player