Bota

Blinken: Rusia është furnizuar nga Irani me raketa balistike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Rusia ka marrë dërgesa të raketave balistike nga Irani dhe “do t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë kundër ukrainasve”.

Blinkeni ka deklaruar se Washingtoni e ka paralajmëruar Teheranin publikisht dhe privatisht se sigurimi i raketave balistike do të “përbënte një përshkallëzim dramatik”.

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

“Ky zhvillim dhe bashkëpunimi në rritje midis Rusisë dhe Iranit kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin shumë përtej Lindjes së Mesme”, ka thënë Blinkeni në një konferencë të përbashkët me homologun e tij britanik, David Lammy.

Blinken ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA-ja do të shpallë sanksione të reja ndaj Iranit.

Edhe sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, e quajti furnizimin me raketa balistike nga Irani në Rusi, “përshkallëzim”.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Dy kryediplomatët kanë paralajmëruar një vizitë të përbashkët në Kiev.

Rruga Press

YouTube player