Uncategorized

Blinken në Tiranë, Berisha: E para vizitë e një Sekretari Shteti që në agjendë ka vetëm takime me partinë-shtet

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Në një postim të gjatë në mediat e tij sociale, Sali Berisha thekson se në 33 vite pluralizëm, kjo është vizita e parë e një Sekretari Shtetit, që në agjendë ka vetëm takime me partinë në pushtet.

“Mirë se vini në Shqipërinë moniste.” Ishte kjo përshëndetja që kreu i Rithemelimit i bëri Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Sipas liderit historik të demokratëve, shkak për këtë situatë është fakti se 95 për qind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin Partisë Socialiste.

Berisha, i cili ka hapur një proces gjyqësor ndaj sekretarit Antony Blinken në një gjykatë të Francës, nuk lë pa përmendur edhe shpalljen e tij “non grata” nga departamenti i shtetit, dhe për këtë përgjegjësinë ia vë George Soros -it, që sipas tij, bashkë me kryeministrin Rama lobuan që ai të futej në listën e zezë të SHBA-ve, pa prova.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha u garanton shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë në SHBA, se “opozita shqiptare është sot më e vendosur se kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

YouTube player