Lajme

Blinken: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së domosdoshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së domosdoshme.

Këtë deklaratë Blinkeni e ka bërë gjatë një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidenca e Kosovës dhe i cili do të zhvillohet në Prishtinë gjatë dy ditëve të fundjavës.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së domosdoshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka thënë Blinken duke cituar fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Lexo më shumë  Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

Sipas tij, kur Albright është pyetur se çfarë e bën krenare gjatë shërbimit të saj prej shumë dekadash, gjithmonë thoshte Kosova.

Blinkeni shtoi se Forumi i organizuar nga presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër Sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Ai ka falënderuar Osmanin për organizimin e këtij Forumi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *