Bota

Blinken: Kur bëhet fjalë për objektivat strategjike, Putini tashmë ka dështuar

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Ukraina do të vazhdojë të jetë e pavarur.

“Kur bëhet fjalë për objektivat strategjike të Putinit, ai tashmë ka dështuar”, citohet të ketë thënë Blinken, gjatë një interviste për CNN, përcjell Telegrafi.

“Objektivi i tij strategjik ishte t’i jepte fund sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, ta fshinte atë nga harta, ta përfshinte atë në Rusi. Kjo ka dështuar dhe një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të qëndrojë shumë më gjatë se sa është në skenë Vladimir Putin”.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian liston Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Ai më pas shtoi: “Ka një betejë taktike, të egër që po zhvillohet në Ukrainën lindore… Por ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është se Putini nuk do të ketë sukses në atë që është përpjekur të arrijë”.

Blinken u zotua se G7 dhe NATO “do të vazhdojnë të bëjnë kolektivisht gjithçka që munden për të siguruar që ukrainasit të kenë atë që u nevojitet në duart e tyre për të zmbrapsur agresionin rus”.

Lexo më shumë  Serbët protestojnë kundër Vuçiqit

Sekretari i Shtetit tha gjithashtu se sulmet e fundit me raketa nuk kishin “qëllim tjetër përveç përpjekjes për të terrorizuar ukrainasit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *