Blinken jep garanci: Nëse preken vendet anëtare, do të zbatojmë nenin 5 të NATO-s
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për mediat në Francë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris.
Gjatë intervistës Blinken nuk sulmoi në asnjë moment ish-Presidentin dhe kandidatin republikan Donald Trump.
Blinken u tregua i sigurt se në rast të fitores së Trump, angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO nuk do të jetë në pikëpyetje duke adresuar komentet e mëhershme të republikanit.
Trump para pak kohësh ka paralajmëruar se nëse aleatët e SHBA në NATO nuk paguajnë detyrimet e tyre për mbrojtjen, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë në rast lufte.
Duke folur më tej për aleancën ushtarake, Blinken dha garanci për nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit në rast kërcënimi të një shteti anëtar, të gjithë vendet e tjera përfshihen drejtpërdrejtë në konflikt me agresorin.
Blinken tha se sikur edhe një milimetër tokë e vendeve baltike të preket, neni 5 i NATO-s do të zbatohet, duke iu referuar tensioneve të krijuara në Detin Baltik me Rusinë.
Rruga Press