Gjeopolitikë

Blinken i shpreh mbështetjen udhëheqëses opozitare bjelloruse Tikhanovskaya

Zonja Svetlana Tikhanovskaya është duke siguruar mbështetjen ndërkombëtare kundër Presidentit Lukashenko

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të hënën me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, ndërsa Uashingtoni tha se do të vazhdojë përpjekjet për të qëndruar me popullin bjellorus dhe aspiratat e tyre për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.


Një lëvizje e madhe opozitare e udhëhequr nga znj. Svetlana në Bjellorusi po kërkon udhëheqje të re demokratike dhe reforma ekonomike. Ata thonë se zgjedhjet e vitit të kaluar u manipuluan nga qeveria.


Z. Blinken i’u bashkua takimit midis zonjës Tikhanovskaya dhe Victoria Nuland, duke shfaqur mbështetje një ditë para se liderja bjelloruse e opozitës të marrë pjesë në takimet në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë e falënderova atë për mbështetjen e aspiratave demokratike Bjelloruse,” shkroi më pas zonja Tikhanovskaya në Twitter.


“Unë u bëra thirrje SHBA-ve që të forcojnë ndihmën për shoqërinë tonë civile, të bëjnë presion ekonomikisht dhe politikisht ndaj regjimit dhe t’i bëjnë thirrje Rusisë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës,” tha ajo.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se z. Blinken dhe zonja Tikhanovskaya “diskutuan në lidhje me represionin e vazhdueshme, goditjen” nga Presidenti Alexander Lukashenko.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës


SHBA-ja “do të vazhdojë përpjekjet për të qëndruar me popullin bjellorus dhe aspiratat e tyre për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe aspiratat e tyre euro-atlantike”, u tha z. Price gazetarëve.


Presidenti Joe Biden është zotuar të rrisë presionin ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, një aleat i Moskës i cili ka qenë në pushtet për gati tre dekada dhe forcat e sigurisë të të cilit shuan protestat masive pas njoftimit se ai kishte siguruar një mandat të gjashtë.


Z. Tikhanovskaya, deri në atë kohë një nënë në shtëpi, kandidoi në vend të burrit të saj i cili u arrestua para zgjedhjeve.
SHBA-ja, BE-ja, Britania dhe Kanadaja muajin e kaluar vendosën bashkarisht sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pas një aterimi të detyruar të avionit të linjës Ryanayr dhe pasagjerëve në Minsk, me pretekstin e një kërcënimi të sigurisë, me autoritetet që arrestuan një aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij që ishin në bord.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë


Presidenti Lukashenko pretendoi më vonë se aktivisti dhe gazetari, Roman Protasevich, kishte kurdisur një rebelim.
Zonja Tsikhanouskaya pretendoi se z. Protasevich ishte rrahur dhe torturuar në burg.


Ajo tha se një avokat vizitoi z. Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega në burg. Avokati tha se ishte mirë “por situata është e dyshimtë, sepse me siguri ai ishte torturuar, me siguri që ishte rrahur”, tha zonja Tsikhanouskaya./TheNationalNews

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *