Lajme

Blerja e armëve nga SHBA-ja në fokusin e takimit Osmani-Hovenier

Programi i shitjeve ushtarake nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë në fokus të takimit në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të enjten.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi ka qenë i rregullt.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe ato në rrafshin e bashkëpunimit bilateral. Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Sipas Presidencës, në takim është diskutuar edhe për sërë çështjes tjera të interesit të përbashkët dhe kanë rikonfirmuar “nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”.

Ditë më parë, DASH-i e pranoi dhe e dorëzoi në Kongres kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemeve anti-tank “Javelin” në vlerë prej 75 milionë eurosh.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë
YouTube player