BallinaLajme

Blendi Ceka: Cila parti fiton nga rishpërndarja e mandateve?

Në emisionin me ‘Me pak Fjalë’, të enjten në Euronews eksperti i zgjedhjeve Blendi Ceka analizoi se kush parti preket nga vendimi i ri i KQZ-së për rishpërndarjen e mandateve. Kështu:

Gjirokastra kishte 4 mandate deputetësh në 2017, të ndara kështu PS ka 3 deputet, PD ka 1 deputet dhe LSI ka 1 deputet.

Me ndryshimet e reja bazuar në rezultatet e 2017, mandati i hequr nga KQZ në Gjirokastër prek Partinë Socialiste. Në vitin 2021, PS , sipas ndryshimeve duhet të marrë 2 mandate në krahasim me 3 mandate që kishte në 2017.

Dibra sot ka 6 mandate deputetësh. Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 2017, PS ka 2 mandate, PD ka 2 mandate, LSI ka një mandat dhe PDIU ka 1 mandat. Blendi Ceka argumenton se mandati i hequr nga KQZ prek PD-në.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Në Dibër do të ketë garë për mandatin e 5 -të. PS ka pasur gjithmonë 2 mandate, por tani ka bashkinë dhe mund të pretendojë vota më shumë për shkak të rrugës së Arbrit. Në zgjedhjet e 2021, Ceka analizon se në 2021, në Dibër, PS mund të marr 3 mandate, PD merr 1 mandat.

Ndërsa për Tiranën bazuar në 2017, rezultatet ishin:

PS 18 deputet
PD 11 deputet
LSI 5 deputet
PBDNJ 0 deputet
LIBRA 0 deputet

Me shtimin e dy mandateve në Tiranë, pritet që:

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Partia Demokratike do të fitojë mandatin e 12-të dhe PDIU do të merte një mandat.

Partitë e reja kanë shansin të marrin një mandat.

Ceka analizoi çdo parti duke bërë këtë parashikim:

Partia Socialiste duhet të vërtetojë 200 mijë votat e 2017-të, çfarë do të thotë se 1 në 2 votues në Tiranë kanë votuar për PS.

Partia Demokratike ka mundësi të zgjerohet, dhe pritet të rritet. Nëse pd nuk ka rritje në tiranë atëherë probabiliteti që të ketë rritje në qarqet e tjera ëshët shumë i ulët.

Ndërsa LSI duhet të vërtetojë votat e marra në 2017./exit/

YouTube player