Bota

Bjellorusia stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën

Bjellorusia ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitjen ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, duke i vënë autoritetet ukrainase në gatishmëri të lartë për mundësinë e një vale të re sulmesh.

Forcat bjelloruse nuk i janë bashkuar “operacionit ushtarak” rus kundër Ukrainës.

Qeveria lejoi që territori të përdorej si pikënisje për Rusinë për të dërguar mijëra trupa përtej kufirit.

Thibaut Bettini, një vullnetar belg që ndihmon autoritetet lokale të rivendosin shpërndarjen e ujit në zonë, tha se i ishte thënë të largohej nga rajoni javën e kaluar.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

“Unë u informova. Një sulm i dytë i mundshëm ishte i pashmangshëm dhe se për sigurinë time më duhej të kthehesha në shtëpi”, tha Bettini.

Ai qëndroi tre javë në veri të Ukrainës dhe ka parë se si infrastruktura lokale ishte shkatërruar nga lufta.

“Ne pamë stacione pompimi të dëmtuar, rezervuarët e ujit të dëmtuar, të gjitha rrjetet e tubacioneve të dëmtuar. Qendra e qytetit pak a shumë u kursye, por periferia jo”, tha Bettini.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Stërvitjet ushtarake bjelloruse janë planifikuar të fillojnë më 22 qershor. Rusia nuk ka thënë nëse do të marrë pjesë në stërvitje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *