Bota

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën

Bjellorusia ka filluar stërvitjet ushtarake në rajonet në kufi me Ukrainën, Lituaninë dhe Poloninë, ka thënë Ministria e saj e Mbrojtjes.

Sipas mediave të huaja, stërvitjet do të zhvillohen për tre ditë në rajonet Gomel dhe Grodno, duke shtuar se oficerët dhe trupat do të trajnohen se si të mbrohen dhe si të veprojnë në rastin e miratimit të ligjit ushtarak.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë dhe u përdor si pikënisje për pushtimin e Ukrainës, duke bërë që marrëdhëniet tashmë të tensionuara me disa vende në Perëndim të përkeqësohen më tej.

Kujtojmë se presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, po qëndron në pushtet për zgjedhjeve të kontestuara nga faktori dhe organizatat ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player