Bota

Bjellorusi: Lideri opozitar burgoset për 18 vjet

Lideri opozitar bjellorus që organizonte protestat masive kundër liderit Alexander Lukashenko është dënuar me 18 vjet burgim.

Sergei Tikhanovsky është dënuar për organizim të trazirave.

Ai planifikonte të sfidonte Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por ishte arrestuar para votimit.

Gruaja e tij, Svetlana Tikhanovskaya, rivalizoi Lukashenkon që mori fitoren në zgjedhjet e kundërshtuara nga Perëndimi. Edhe pse e shpalli fitoren, për shkak të sigurisë së saj, u detyrua të ikte në ekzil me fëmijë.

Lukashenko ka udhëhequr Bjellorusinë që nga viti 1994.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *