BallinaLajme

Bitcoin thyen rekord pas rekordi, po çfarë pritet këtë javë?

Pasi theu akullin dhe u shit me 27,000 dollarë për herë të parë ndonjëherë, në orët e para të ditës së djeshme, çmimi i bitcoin u rrit për pak kohë po dje, të dielën 28,000 dollarë ndërsa rritja e fundit meteorike e kriptomonedhës kryesore vazhdon. Vlera e tregut të BTC tani tejkalon 500 miliardë dollarë.

Kohët e fundit, BTC ka shenjuar duke lënë pas një varg rekordesh të thyera pasi kaloi cakun e rëndësishëm psikologjik  20,000 dollarë për herë të parë në 16 dhjetor.

Në disa prej ditëve të fundit BTC duket se gjeti edhe një rrugëdalje tjetër, duke thyer rekordin e  25,000 dollarëve të premten mbrëma për herë të parë dhe duke kaluar 26,000 dollarë të shtunën pasdite.

Gati gjysmë dite më vonë, BTC u rrit duke u shitur me 27,000 dollarë herët në mëngjes të dielën, para se të rritej sërish po atë ditë në 28,000 dollarë pak para agimit, pra u rrit me 9,63% në 24 orët e fundit.

Nga viti në ditë, BTC është rritur më shumë se 275%. Në 48 orët e fundit, është rritur 14%.

Me një vlerë tregu prej 512,34 miliardë dollarë, BTC tani është më e vlerësuara se të gjitha kompanitë e listuara në bursë, përveç shtatë prej tyre; Alibaba me 545,4 miliardë dollarë dhe Tencent Holdings me 509,7 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Statista.

Investitorët institucionalë perceptohet se po drejtojnë këtë proces rekord. Midis tyre: Skybridge Capital i Anthony Scaramuçi (25 milion dollarë në dhjetor); MassMutual (100 milion dollarë në dhjetor); dhe Guggenheim (deri në 10% të fondit makro 5 miliard dollarë).

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Me afrimin e fundvitit, disa menaxherë fondesh gjithashtu mund të blejnë BTC në mënyrë që ata të mburren vitin e ardhshëm se qenë aq të zgjuar sa të rrezikonin me sukses në vitin 2020, ndërsa neglizhojnë të thonë me çfarë çmim e kishin bërë këtë.

Përveç kësaj, Rezerva Federale e SHBA-ve, së bashku me bankat e tjera qendrore, ka shtypur para duke braktisur përpjekjen për të shmangur efektet më të këqija ekonomike të pandemisë, ndërsa Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nxitur Kongresin të kalojë një paketë edhe më të madhe lehtësimi që të lejojë për kontrolle stimuluese më të mëdha. Këto veprime janë parë nga shumë syresh si katalizatorë të mundshëm për inflacionin dhe të këqija për dollarin amerikan, të dyja këto mund të jenë pozitive për BTC.

Ndërsa rritja e jashtëzakonshme e BTC mund ta bëjë të lehtë të mendosh se do ta shohim me një vlerë 30,000 dollarë para fundit të vitit, është mirë të kihet parasysh se kjo rritje po ndodh gjatë një fundjave pushimesh me vëllime të reduktuara. Java fare mirë mund të sjellë një rrëfim tjetër.

Akoma, ka nga ata që mendojnë se BTC sapo ka filluar. Scaramuçi ka thënë se ai beson se BTC është në “fillim të hershëm” dhe të shtunën pasdite, ungjilltari i kripto kapitalit / bitcoin Tim Draper shkroi në Tëitter se çmimi i kriptovalutës kryesore mund të rritet dhjetëfish në fund të vitit 2022.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Parashikimi për Bitcoin 28 Dhjetor 2020 – 1 Janar 2021

Një sinjal shtesë në favor të ngritjes së kuotave të BTC / USD në javën aktuale të tregtimit 28 Dhjetor 2020 – 1 Janar 2021 do të jetë një kthim nga kufiri i poshtëm i kanalit në ngjitje. Sinjali i dytë do të jetë një rikthim nga linja mbështetëse në treguesin RSI (Indeksi i forces relative). Anulimi i opsionit të rritjes së Bitcoin do të jetë një rënie dhe një ndarje e zonës së 17505 dollarë. Kjo do të tregojë një prishje të zonës së mbështetjes dhe një rënie të vazhdueshme të kuotave të BTC / USD me një objektiv të mundshëm nën nivelin e 13505 dollarëve. Konfirmimi i zhvillimi të një trendi rritës do të jetë ndarja e zonës së rezistencës dhe mbyllja e kuotimeve mbi nivelin e 25605.

Parashikimi i Bitcoin 28 Dhjetor 2020 – 1 Janar 2021 supozon një përpjekje për një zonë mbështetëse afër nivelit 21605 dollarë. Pastaj, kriptovaluta do të vazhdojë të rritet në zonën mbi nivelin e 28505 dollarëve. Një sinjal shtesë në favor të një rritjeje të Bitcoin këtë javë tregtare, do të jetë një provë e linjës mbështetëse në treguesin e forcës relative. Anulimi i opsionit të rritjes për kuotat e kriptomonedhës Bitcoin do të jetë një rënie dhe një ndarje e zonës 17505. Në këtë rast, duhet të pritet një rënie e vazhdueshme me një objektiv në 14605.

Burimi: Siliconangle/ forex24.pro/si/

Rruga Press

YouTube player