Bota

Bitcoin bie nën 31 mijë euro

Kriptovaluta me çmimin më të lartë në treg, Bitcoin, është duke kaluar nëpër një fazë rënëse, ku vlera aktuale e tij është 30 mijë e 889 euro.

Me këtë vlerë, Bitcoin ka pësuar rënie prej 9.30 për qind, e cila shënon uljen më të madhe në së paku gjashtë muajt e fundit, njofton Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat zbulon përmasat e humbjeve ruse: Mbi 450 mijë të vrarë në Ukrainë

Si pasojë e kësaj rënie, raportohet të jetë situata e krijuar së fundmi në Kazakistan, ku shteti e ndali rrymën në tërë territorin e vendit, duke e pamundësuar prodhimin e bitcoinëve të rinj, pasi që Kazakistani njihet si shteti i dytë me prodhimtarinë më të madhe të kësaj kriptovalute.

Kujtojmë se edhe në Kosovë, prodhimi i Bitcoin është i ndaluar, pasi që aparatet të cilat përdoren për prodhimin e tyre shpenzojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *