Lajme

Bislimi takon ambasadorin finlandez, kërkon që të hiqen sa më parë masat e BE-së ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftim thuhet se palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara.

Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.

Lexo më shumë  Bujqësia mban mbi 15% të ekonomisë, merr fondet më të ulëta në rajon!/ 3.6%, shuma qesharake e Ramës

“Përgjatë takimit u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave. Zëvendëskryeministri trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut,” thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Golden Sabre” , demonstrim praktik, aftësi operacionale e reagim – ushtrimi i FSK-së me Policinë, KFOR-in e EULEX-in

Poashtu nga ana e tij, Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player