Bislimi takon ambasadorin finlandez, kërkon që të hiqen sa më parë masat e BE-së ndaj Kosovës
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në njoftim thuhet se palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara.
Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.
“Përgjatë takimit u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave. Zëvendëskryeministri trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut,” thuhet në njoftim.
Poashtu nga ana e tij, Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.
Rruga Press