Lajme

Bislimi: S’është rastësi që Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka publikuar të enjten një grafikë, ku Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon, ndërsa ka shtuar se kjo nuk është rastësi, por meritë e punës së Qeverisë Kurti.

Sipas Bislimit, BERZH-i parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Këto rezultate, siç ka thënë Bislimi, nuk janë të rastësishme, teksa si synim e kanë eliminimin e pabarazive.

“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Dialog?! Për çfarë? Për ta rikthyer Serbinë në Kosovë?

Kosova është anëtare e BERZH-it që nga viti 2012. Që nga atëherë, BERZH-i ka investuar rreth 600 milionë euro në ekonominë e Kosovës.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *