Lajme

Bislimi: Raporti i KE-së konstatoi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, po dëshmohet spastrimi etnik me mjete administrative

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë ka konstatuar se ky shtet shkel të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave”, shkroi Bislimi.

Lexo më shumë  Konjufca dhe diplomatët takohen në Ambasadën Italiane, në fokus rruga drejt BE-së

Në Raportin e Progresit për Serbinë, të publikuar më 4 nëntor, në pjesën për mbrojtjen e minoriteteve thuhet se “pjesëtarët e minoritetit kombëtar shqiptar vazhdojnë të ngrenë shqetësime lidhur me mënyrën se si policia kontrollon statusin e banimit të tyre në jug të Serbisë, duke rezultuar me ‘pasivizimin’ e adresave të caktuara”.

“Duhet që autoritetet t’ia shpjegojnë më mirë publikut se si këto kontrolle kryen dhe të adresojnë shqetësimet e shprehura lidhur me mungesën e raportuar të mjeteve efektive të ankimimit”, thuhet në Raport.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Bislimi shton se “po dëshmonte që praktikat [e pasivizimit të adresave] përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative”.

Rruga Press

YouTube player