Lajme

Bislimi priti në takim një delegacion nga FMN-ja, u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefi i ri i këtij misioni për Kosovë, Sebastian Sosa, e ku prezent ishte dhe ai paraprak, Gabriel di Bella.

Në takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm dhe i shkëlqyeshëm me FMN-në dhe vazhdimësia e tij. Nga FMN-ja u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës lidhur me reformat e ndërlidhura me marrëveshjet mes Kosovës dhe FMN-së. 

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Aktualisht po punohet intensivisht e për së afërmi me institucionet relevante lidhur me projektet në energji, me theks të veçantë ato në energjinë e ripërtërishme. U trajtuan dhe rezultatet pozitive e performanca e Kosovës në indikatorët kryesorë makroekonomikë, ku edhe pritet që trendi të vazhdojë të jetë pozitiv, në krahasim dhe me shtetet e tjera të rajonit.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe bisedat gjithmonë të frytshme, duke nënvizuar dhe rëndësinë në vazhdimin e punës në ngritjen e kapaciteteve, të cilat do të reflektojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Rruga Press

YouTube player