Lajme

Bislimi për rregulloren e re të BQK-së: Qeveria do të dalë me listë prej 10 masave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me një listë prej 10 masave, me të cilën do të tregojë se si do të kujdeset që qytetarët të mos dëmtohen në fazën kalimtare deri te zbatimi i plotë i rregullores së re të BQK-së.

Bislimi ka folur në tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar.

“BQK-ja ka nxjerrë një varg të aktiviteteve e masave që synojnë të zbusin ndikimin e rregullores. Në ditët në vijim edhe Qeveria do të dalë me një listë prej 10 masave me të cilat do të tregojmë ne se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por fazë që më pas do të garantonte zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së ka synim rritjen e sigurisë të sistemit bankar dhe sistemit të pagesave.

Bislimi ka shtuar se elementi i parë ka qenë proporcion tejtet i madh i shfrytëzimit të monedhave 500 euro në qarkullim.

Ai ka thënë se përvojat e muajit të kaluar, kanë treguar se rregullorja e BQK-së ishte e qëlluar.

“Për shumë pak javë BQK-ja ka nxjerrë nga qarkullimi 165 mijë monedha 500 euro, diku total 83 milionë euro”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se pjesa e dytë e rregullores ka qenë mbrojtja e konsumatorëve nga qarkullimi i monedhave false.

“Jemi dëshmitarë që në kohët e fundit kemi një atakim që nuk vjen nga Kosova, por hyrja e monedhave false vjen nga vendet fqinje të Kosovës. Kjo krijon shumë telashe për të gjithë përdoruesit e monedhës euro”, tha Bislimi.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ai ka shtuar se e treta ka qenë çështja e importimit e eksportimit të monedhave në tërësi, përfshirë edhe dollarëve amerikanë, lekëve shqiptarë e dinarit serbë.

“Të gjitha monedhave në Kosovës, për të cilat duhet vendosur një ligjshmëri. Kjo është kërkesë e Procesit të Berlinit, ku kërkohet përdorimi i mekanizmit SEPA nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e nuk mund të anëtarësohesh këtu pa arritur të konsolidosh sistemin e pagesave brenda territorit të Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se në afatshkurtër, zbatimi i kësaj mase do të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve që kanë marrë e vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. BQK-ja ka nxjerrë një varg aktivitete e masa që synojnë të zbusin këtë ndikim. Në ditët në vijim edhe Qeveria do të dalë me listë prej 10 masave”, tha Bislimi.

Rruga Press

YouTube player