Lajme

Bislimi për Mehajn: Mirënjohje për bashkëpunimin, me shpresën që përsëri të na kryqëzohen rrugët

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Bislimi ka falënderuar Mehajn për kontributin, teksa ka thënë se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. I uroj shumë suksese në angazhimet e tij të ardhshme Armendit, me shpresën që përsëri do na kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit”, ka shkruar Bislimi në një postim në “Facebook”.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Rruga Press

YouTube player